Ndërlidhjet

Khamanei: Irani s’tërhiqet nga e drejta bërthamore


Ali Khamenei

Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Irani nuk do të tërhiqet nga të drejtat e tij bërthamore.

Deklarata e tij sot, e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, vjen në prag të rrethit të ri të bisedimeve të Iranit me fuqitë botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Khamenei ka thënë se ka vendosur “vijat e kuqe” për negociatorët iranianë në bisedimet e sotme në Vjenë.

Shtetet perëndimore thonë se Irani bën përpjekje të krijojë armën atomike, por akuzat hidhen poshtë nga zyrtarët iranianë.

Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi.

Khamenei po ashtu ka thënë se Irani do që të ketë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, “madje edhe me Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG