Ndërlidhjet

Policia ruse arreston mbi 1,000 punëtorë


Policë rusë - foto ilustruese
Policë rusë - foto ilustruese
Policia ruse ka arrestuar më shumë se 1,000 punëtorë në një qendër tregtare, në qarkun Lublino të Moskës.

Policia ka thënë se të dyshuarit e arrestuar janë duke u kontrolluar nëse janë legalisht në Rusi apo janë të kërkuar për ndonjë krim.

Gjatë bastisjes, sipas policisë, është konfiskuar sasi e madhe e produkteve.

Autoritetet në Moskë kanë intensifikuar përpjekjet kundër migrantëve të paligjshëm, pasi një i ri rus është therrur për vdekje muajin e kaluar.

Për vrasjen është akuzuar një punëtor migrant nga Azerbajxhani.
XS
SM
MD
LG