Ndërlidhjet

logo-print

Maduros i jepen kompetenca shtesë


Nicolas Maduro

Nicolas Maduro

Parlamenti i Venezuelës i ka dhënë presidentit socialist, Nicolas Maduro, kompetenca speciale për të qeverisur vendin nëpërmjet dekreteve për një vit.

Maduro ka thënë se ka nevojë për kompetenca të reja për të rregulluar ekonominë dhe për të çrrënjosur korrupsionin

Kritikët thonë se ligji do të përdoret për të goditur opozitën.

Paraardhësi i Madurës, i ndjeri Hugo Chavez, ka kaluar gati 200 ligje me dekret, për të rritur kontrollin e shtetit mbi ekonominë.
XS
SM
MD
LG