Ndërlidhjet

Tatarstan: Shtohen masat e sigurisë


Ilustrim/Tatarstan
Ilustrim/Tatarstan
Në kryqendrën e republikës ruse të Tatarstanit, Kazan, janë vendosur masa të rrepta sigurie, pas dyshimeve për sulme terroriste.

Autoritetet në Kazan kanë thënë të marten se sistemi i metrosë së qytetit, rrugët dhe godinat industriale janë nën mbikqyrje të shtuar të forcave të sigurisë.

Janë shpërndarë edhe posterë specialë me udhëzime për veprim, në rast të emergjencës.

Vendimi për të shtuar masat e sigurisë u morr gjatë një mbledhjeje të veçantë të administratës së qytetit.

Të dielen, zyrtarë në Tatarstan thanë se kanë gjetur sasi të konsiderueshme të eksplozivëve të bërë me dorë, në një nga lagjet e qytetit.

Po të dielen, persona të paidentifikuar kanë vënë zjarr në dy kisha ortodokse në Tatarstan, një sulm ky i rrallë i këtij lloji.
XS
SM
MD
LG