Ndërlidhjet

Armët kimike të Sirisë, ka gjasë të shkatërrohen në det


Ilustrim
Ilustrim
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka bërë të ditur se nëse asnjë shtet nuk pranon të shkatërrojë arsenalin kimik të Sirisë, atëherë shkatërrimi do të bëhet në det.

Organizata është e angazhuar me shkatërrimin e 1,300 tonelatave armë kimike, deri në mes të vitit 2014.

Shqipëria, Belgjika, Norvgjia dhe Danimarka, kanë vendosur të mos lejojnë shkatërrimin e armëve kimike brenda territorit të tyre, por zyrtarët danezë kanë ofruar ndihmën e tyre në transportimin e armëve.

Zëdhënsi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Christian Chartier, ka thënë se shkatërrimi do të mund të kryhej në një anije.

Vendimi final rreth asaj se ku do të bëhet shkatërrimi i këtyre armëve do të merret me 17 dhjetor.
XS
SM
MD
LG