Ndërlidhjet

Irak: Së paku 29 të vrarë në sulmet me bomba


Ilustrim

Ilustrim

Një mori sulmesh me bomba, kryesisht në zonat e banuara me shiitë, kanë vrarë së paku 29 persona në Bagdad të Irakut, gjatë ditës së sotme.

Sulmi më i përgjakshëm ishte ai në lagjen Sadria, ku një veturë-bombë shpërtheu në një treg, duke vrarë pesë kalimtarë rasti dhe duke lënë shumë të tjerë të lënduar.

Sulmet tjera ndodhën në lagjet, Shaab, Tobchi, Karrada, Azmaiyah dhe Amil.

Shpërthimi në Karrada vrau pesë civilë dhe plagosi 14 të tjerë.

Ndërkohë, në qytetin Naxhaf, rreth 160 kilometra në jug të Bagdadit, dy persona janë vrarë dhe nëntë janë lënduar nga një shpërthim tjetër.

Iraku ka qenë vatër e sulmeve të vazhdueshme me bomba që nga prilli, prej kur janë vrarë mëse 5,500 persona, sipas njoftimeve të OKB-së.
XS
SM
MD
LG