Ndërlidhjet

Sarajevë: Sot shpallet vendimi për Jashareviqin


Mevlid Jasarevic
Mevlid Jasarevic
Një gjykatë apeli në Bosnje pritet të shpallë sot vendimin në rastin e një burri, i cili sulmoi Ambasadën Amerikane në Sarajevë, në vitin 2011.

Mevlid Jashareviq, lëndoi rënd një oficer policie, derisa shkrepi disa herë më armë në drejtim të ambasadës.

Ai ishte shpallur fajtor në akuzat për terrorizëm dhe ishtë dënuar me 18 vjet burgim, nga një gjykatë në Bosnje, në vitin 2012.

Vendimi ishte apeluar dhe gjykatësit kishin vendosur për një proces të ri, me arsyetimin se procesi i parë kishte pasur të meta.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se nuk kishin pasur qasje në të dhënat e procesit dhe deklaratat e dëshmitarëve.

Jashareviq ka kërkuar falje për atë që tash e quan “një akt i marrë”, dhe ka thënë se ishte manipuluar dhe më pas braktisur nga mentorët e tij radikalë islamistë.
XS
SM
MD
LG