Ndërlidhjet

logo-print

Ka nisur rrethi i ri i bisedimeve për Iranin


Ajatollah Ali Khamenei

Ajatollah Ali Khamenei

Të dërguar të lartë nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, janë mbledhur sot në Gjenevë, për një rreth të ri të bisedimeve për programin bërthamor iranian, mes deklaratave të liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit, se ky shtet nuk do të tërhiqet “as edhe një hap”, nga të drejtat e tij bërthamore.

Ajatollah Ali Khamenei, në një paraqitje televizive, ka thënë se fuqitë botërore duhet t’i respektojnë “vijat e kuqe” të Iranit.

Bisedimet në Gjenevë kanë në fokus përpjekjet për të arritur një marrëveshje, sipas së cilës Irani do të tërhiqej nga çështjet e ndjeshme të programit të saj bërthamor për gjashtë muaj, në këmbim të zbutjes së sanksioneve perëndimore.

Fuqitë perëndimore, kërkojnë gjithashtu që Irani të zvogëlojë pasurimin e uraniumit deri në shkallën 20 përqind, si dhe kanë shqetësime serioze për një central nuklear që po ndërtohet në Arak, në perëndim të Iranit.

Fuqitë thonë se Irani po ndërton armë bërthamore, ndërsa Irani nga ana e tij mohon deklaratat e tilla dhe thotë se programi i saj bërthamor është plotësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG