Ndërlidhjet

logo-print

Malala pranon Çmimin Sakharov


Malala Yousafzai dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë ceremonisë në Strasburg

Malala Yousafzai dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë ceremonisë në Strasburg

Aktivistja për edukimin e fëmijëve, Malala Yousafzai, ka pranuar sot në Strasburg, Çmimin Sakharov për vitin 2013, nga Parlamenti Evropian.

Ajo e ka cilësuar këtë çmim “një nder të madh” dhe ka thënë se paraqet inkurajim që të vazhdojë me punën e saj.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja ishte shpallur laureate e çmimit të sivjetmë në tetor.

Malala ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.

Çmimi Sakharov jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian në nderim të aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.
XS
SM
MD
LG