Ndërlidhjet

logo-print

Lirohen edhe katër aktivistë të Greenpeace


Kapiteni i anijes, Peter Willcox

Kapiteni i anijes, Peter Willcox

Një gjykatë në Shën Petersburg, ka urdhëruar lirimin e katër aktivistëve të tjerë të grupit ambientalist Greenpeace, përfshirë kapitenin e anijes në të cilën u kapën aktivistët, Peter Willcos.

Edhe Alexandra Harris nga Britania dhe Faiza Oulahsen e Mannes Ubels nga Holanda, do të lirohen pas pagesës së shumës së caktuar nga gjykata.

Të hënën dhe të marten, gjykata liroi edhe dymbëdhjetë aktivistë të tjerë, të cilët ishin në mesin e tridhjetë të arrestuarve, nga tetëmbëdhjetë shtete të ndryshme të botës.

Rusia i kishte akuzuar aktivistët fillimisht me akuzat për pirateri, por pastaj i kishte tërhequr ato, duke i zëvendësuar me akuzat për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG