Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ekzekutohet një vrasës serik


Ilustrim

Ilustrim

Në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kryer ekzekutimi i një vrasësi serik, duke shënuar kështu rastin e parë të një ekzekutimi në Misuri, gjatë tri vjetëve të e fundit.

Joseph Paul Franklin, 63 vjeçar, kishte vrarë hebrenjë dhe afro-amerikanë në mes të viteve 1977 dhe 1980.

Ai ka marrë përsipër përgjegjësinë për më shumë se 20 vrasje.

Franklin ka pranuar se ka qëlluar edhe aktivistin e të drejtave civile, Vernon Jordan, në vitin 1980.

Në një intervistë për “St.Louis Post-Dispatch” dhënë të hënën, Franklin ka thënë se nuk i urren më hebrenjtë dhe afro-amerikanët.

Franklin është personi i 35 i ekzektuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG