Ndërlidhjet

Iran: Bankroton kompania shtetërore e gazit


Logo e kompanisë -NIGC

Logo e kompanisë -NIGC

Zyrtari më i lartë ekzekutiv i kompanisë shtetërore iraniane të gazit, NIGC, Hamid Reza Araghi, ka thënë se kjo kompani ka shpallur bankrotimin, raporton portali i lajmeve Fergananews.com.

Araghi ka thënë se kompania ka borxhe në vlerë prej më shumë se 4 milardë dollarëve.

Mediet kanë cituar edhe Ministrin iranian, Bijan Zangeneh, të ketë thënë se kompania ishte “e shkatërruar”.

Araghi, nga ana e tij ka tërhequr vërejtjen se do të ketë shkurtime të konsiderushme në furnizimin me gaz, gjatë viteve të vazhdim.

Ai nuk ka sqaruar arsyet se pse Irani, si fuqia e dytë në botë për nga rezervat e gazit, nuk është në gjendje të prodhojë më shumë gaz, por gazeta “Wall Street Journal” ka thënë se sanksionet ndërkombëtare e “kanë shkatërruar industrinë energjetike të këtij vendi”.
XS
SM
MD
LG