Ndërlidhjet

Rusi: I hiqet licenca bankës Master


Një nga filialet e Master Bank
Një nga filialet e Master Bank
Banka Qëndrore e Rusisë, i ka marrë licencën bankës komerciale Master, me bazë në Moskë.

Banka Qëndrore tha se banka Master ishte përfshirë në “veprimtari masive të dyshimta”, duke dështuar në vërejtjen e operacioneve të shpërlarjes së parave, mbajtjes së xhirollogarive të rrejshme dhe dhënies së kredive të pabazuara.

Kryesuesja e Bankës Qëndrore, Elvira Nabiullina tha se Master Bank kishte një shumë prej së paku 61 milionë dollarësh, “të pambuluar” në kapitalin e saj.

Igor Putin, një i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, është ende në bordin e kësaj banke, pasi kishte shërbyer më parë si zëvendës president i saj.
XS
SM
MD
LG