Ndërlidhjet

Gjeorgji: Nisin hetimet për “zhdukjet e detyruara”


Flamuri i Gjeorgjisë

Flamuri i Gjeorgjisë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka thënë se hetimet për rastet e dyshuara të “zhdukjeve të dhunshme”, janë në zhvillim e sipër.

Duke folur para deputetëve, para një vote të mirëbesimit për qeverinë, Garibashvili ka thënë se qeveria beson që qindra persona ishin viktimë e zhdukjeve të tilla, gjatë qeverisjes paraprake.

Garibashvili, ka thënë se hetimet për shumë nga këto zhdukje tashmë kanë nisur.

Presidenti i mëhershëm Mikheil Saakashvili, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Giorgi Margvelashvili nga blloku “Ëndrra Gjeorgjiane”, të dielen.

Një numër zyrtarësh, të cilët kishin qenë të afërt me presidentin e larguar Saakashvili, janë arrestuar nën akuza të ndryshme, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të bllokut “Ëndrra Gjeorgjiane”.
XS
SM
MD
LG