Ndërlidhjet

Sarajevë: Jashareviq dënohet me 15 vjet heqje lirie


Mevlid Jasarevic
Mevlid Jasarevic
Një gjykatë apeli në Bosnjë ka marrë sot vendim për dënimin me 15 vjet heqje lirie për shtetasin serb, Mevlid Jashareviq.

Jashareviq kishte sulmuar Ambasadën Amerikane në Sarajevë, në vitin 2011, me ç’rast kishte lënduar rëndë një oficer policie.

Ai ishte shpallur fajtor në akuzat për terrorizëm dhe ishte dënuar me 18 burgim në vitin 2012, por pas apelimit të vendimit ishte vendosur për një proces të ri.

Jashareviq ka kërkuar falje dhe ka thënë se kishte qenë i manipuluar nga mentorët e tij ekstremistë islamistë.
XS
SM
MD
LG