Ndërlidhjet

BE-ja i jep fund procedurës gjyqësore kundër Hungarisë


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së
Hungaria ka bërë mjaft për të adresuar shqetësimet e Bashkimit Evropian rreth pensionimeve në sektorin e gjyqësorit, ka thënë sot ekzekutivi i BE-së.

Hungaria kishte hasur në kundërshtim me Bashkim Evropian, pasi kishte zbritur moshën e pensionimit të gjykatësve dhe prokurorëve nga 70 në 62 vjeç.

Bashkimi Evropian kishte konsideruar se një zbritje e tillë e moshës së pensionimit paraqiste rast diskriminimi mbi bazën e moshës.

Edhe opozita hungareze e kishte akuzuar kryeministrin Viktor Orban për implementimin e referomave, në mënyrë që të krijonte vende pune, për siç thotë opozita, aleatët e saj politikë.

Komisioni Evropian e kishte dërguar rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila vendosi që Hungaria kishte shkelur ligjet e BE-së.

Komisioni ka bërë të ditur se pas vendimit të gjykatës, Hungaria ka marrë masat e nevojshme dhe ka miratuar ndryshimet e duhura ligjore, raporton agjencia e lajmeve DPA.
XS
SM
MD
LG