Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Dënohet për armëmbajtje pa leje, Zharko Veselinoviq


Pamje nga Mitrovica

Pamje nga Mitrovica

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur Zharko Veselinoviqin fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe e ka dënuar atë me nëntë muaj burgim me kusht, për një periudhë dy vjeçare.

Akuza për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve është shkëputur ligjërisht nga akuza për tentim vrasje të rëndë, për të cilën është ngritur aktakuza kundër Veselinoviqit, e cila është në pritje të konfirmimit.

Prokuroria dhe i pandehuri kanë të drejtë të ankohen kundër këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG