Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Arrestohet një deputet opozitar


Akhmatbek Keldibekov

Akhmatbek Keldibekov

Një deputet i parlamentit të Kirgizisë, nga radhët e opozitës, është arrestuar nën akuzat për korrupsion.

Burime në Komitetin Shtetëror për Siguri Kombëtare të Kirgizisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se Akhmatbek Keldibekov, ishte ndaluar të mërkuren, si pjesë e një hetimi rreth dyshimeve për abuzim me detyrën zyrtare dhe keqpërdorime financiare gjatë kohës së kishte udhëhequr Fondin Social Shtetëror në periudhën 2002-2005 dhe Shërbimin e Taksave në përiudhën 2008-2010.

Keldibekov kishte shërbyer si kryeparlamentar në periudhën 2010-2011.

Partia prej nga vjen ai, Ata-Jurt, ka konfirmuar arrestimin e tij.

Keldibekov, kishte vendosur një video në internet para arrestimit, në të cilën mohonte të kishte bërë diçka të jashtëligjshme, dhe ku kishte thënë se hetimet ndaj tij ishin të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG