Ndërlidhjet

Obama nderon ish-presidentin Clinton


Presidenti Barack Obama duke nderuar ish-presidentin Bill Clinton, Uashington

Presidenti Barack Obama duke nderuar ish-presidentin Bill Clinton, Uashington

Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar ish-presidentin Bill Clinton me çmimin më të lartë civil, në një ceremoni të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë.

Medalja e Lirisë i është ndarë edhe prezantueses dhe figurisë së njohur televizive, Oprah Winfrey, njofton DPA.

Obama ka theksuar kontributin e Clintonit gjatë mandatit të tij presidencial në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zvogëlimin e deficitit qeveritar si dhe përpjekjet e tij pas përfundimit të mandatit për të ndihmuar në rastin e cunamit në Azi në vitin 2004, urganait Katarina në vitin 2005 dhe tërmetit në Haiti në vitin 2010.

Obama ka nderuar gjashtëmbëdhjetë personalitete për kontributin e dhënë.

Që nga themelimi i Medaljes së Lirisë, pesëdhjetë vjet më parë, ky çmim iu është dhënë më shumë se 500 njerëzve.
XS
SM
MD
LG