Ndërlidhjet

Garibashvili, kryeministër i ri i Gjeorgjisë


Irakly Garibashvili, kryeministër i Gjeorgjisë

Irakly Garibashvili, kryeministër i Gjeorgjisë

Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar sot kandidaturën e Ministrit të Brendshëm, Irakli Garibashvili, për kryeministër të ri të vendit, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Garibashvili, 31 vjeçar, ka thënë se ka për qëllim të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij, kryeministrit Bidzina Ivanishvili, të cilat përfshijnë përmirësimin e mardhënieve me Rusinë por pa hequr dorë nga mundësia për antarësim në NATO-n dhe BE.
XS
SM
MD
LG