Ndërlidhjet

Afganistan: Nis sot “mbledhja e madhe e fiseve”


Pamja e vendit ku do te mbahet takimi, Kabul

Pamja e vendit ku do te mbahet takimi, Kabul

Mijëra titullarë dhe pleqë afganë po bëhen gati të mbajnë takimin e madh të fiseve, të njohur si “Loya Jirga” në Kabul, në të cilën do të diskutohet rreth marrëveshjes së sigurisë mes Uashingtonit dhe Kabulit.

Takimi, i cili nis sot, do të shqyrtojë një tekst të marrëveshjes në bazë të së cilës Uashingtoni merr të drejtën ekskluzive për të mbajtur trupat ushtarake në Afganistan.

Dokumenti po ashtu thotë se “forcat nuk duhet të kenë për cak civilët afganë, dhe as shtëpitë e tyre”, por nuk ua ndalon atyre hyrjen në to.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë të mërkuren se Uashingtoni dhe Kabuli janë dakorduar për draftin e tekstit dhe se nuk ishte diskutuar mundësia e kërkimfaljes amerikane për viktimat civile të shkaktuara deri më tash.

Marrëveshja do të jetë qenësore për qëndrimin amerikan në Afganistan, pas largimit të forcave të tjera të NATO-s, vitin që vjen.
XS
SM
MD
LG