Ndërlidhjet

Ukrainë: Parlamenti diskuton sot për Tymoshenkon


Protestë në përkrahje të Tymoshenkos, Kiev, nëntor 2013

Protestë në përkrahje të Tymoshenkos, Kiev, nëntor 2013

Parlamenti i Ukrainës pritet të nis sot debatin për një draft-ligj përmes së cilit do të bëhej e mundur që ish-kryeministrja e burgosur Yulia Tymoshenko të shkonte për trajtim shëndetësor jashtë vendi.

Debati i sotëm vjen pas një dështimi të mëparshëm për t’u pajtuar rreth këtij propozimi ligjor.

Bashkimi Evropian e ka vënë zgjidhjen e çështjes se Tymoshenkos si kusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilzim-Asocimit me këtë vend, gjatë një samiti që mbahet në Vilnius, më 28 dhe 29 nëntor.

Akuzat dhe burgosja e Tymoshenkos shihen nga Brukseli si “drejtësi selektive”.
XS
SM
MD
LG