Ndërlidhjet

Arrestohet “i armatosuri i Parisit”


Pamje nga momentet e sulmit nga personi i armatosur, Paris, 18 nëntor 2013

Pamje nga momentet e sulmit nga personi i armatosur, Paris, 18 nëntor 2013

Policia franceze ka arrestuar dhe identifikuar një person të armatosur, i cili kishte terrorizuar Parisin më heret gjatë javës duke gjuajtur disa herë me armë, dhe duke lënduar rënd një fotograf të një gazete të krahut të majtë.

Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, ka thënë sot se i identifikuar është Abdelhakim Dekhar, i cili kishte qenë i burgosur më parë, për rolin e tij në blerjen e një arme, e cila u përdor nga një çift francez, të cilët vranë tre policë dhe një shofer taksie në vitin 1994.

Dekhar u gjet në një veturë, derisa ishtë tërësisht nën ndikim e drogës, pas një kërkimi dy ditor në të gjithë territorin francez.

Nuk dihet motivi prapa veprimeve të tij.
XS
SM
MD
LG