Ndërlidhjet

KQZ: Nga e hëna nis fushata për rrethin e dytë


Logo e KQZ-së

Logo e KQZ-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga e hëna e tutje, do të nisë fushata pesëditëshe për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahen më 1 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vërtetuar rezultatet e rrethit të parë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa ka urdhëruar përsëritje të zgjedhjeve në tri vendvotime në komunën e Zveçanit, komunë kjo me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kjo është hera e parë që komunat veriore marrin pjesë në zgjedhjet komunale të Kosovës, hap që pason marrëveshjen e arritur në prill mes Thaçit e Daçiqit, në kuadër të dialogut për normalizimin e mardhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG