Ndërlidhjet

Francë: Kurse gjuhe për udhëtarët e trenave


Ilustrim
Ilustrim
Kompania hekurudhore franceze ka gjetur një mënyrë të re për t’ua hequr monotoninë udhëtarëve të saj.

Aktualisht kjo kompani ka nisur një eksperimet përmes të cilit po ofron kurse gjuhësh falas, për të gjithë udhëtarët të cilët mendojnë se koha kalon më shpejt kur ka ndonjë aktivitet.

Ky projekt i ri po testohet në udhëtimet e mëngjesit për trenat që mbajnë linjën Reims-Paris.

Secila seancë mësimi e gjuhës angleze, zgjat 45 minuta, aq sa zgjat edhe udhëtimi, dhe po ofrohet në bashkëpunim me një shkollë të gjuhëve të huaja.

David Potier, një shitës rajonal për hekurudhat në Reims, ka thënë se nëse pilot-projekti tregon sukes, ka gjasë që të shtohet numri i gjuhëve që përfshihën në këto leksione, si dhe të bëhet zgjerimi i projektit edhe nëpër linja të tjera.
XS
SM
MD
LG