Ndërlidhjet

Filipine: Nisin planet e rindërtimit


Pamje pas tajfunit, Filipine

Pamje pas tajfunit, Filipine

Qeveria e Filipineve e ka fokusuar vëmendjen në projektet e rindërtimit, pas shkatërrimeve masive si pasojë e tajfunit Haiyan, i cili la të vdekur mëse katër mijë persona dhe detyroi rreth katër milionë të tjerë të shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre.

Qeveria i ka lënë operacionet e ndihmave humanitare në dorën e zyrtarëve lokalë, ka thënë zëdhënësi Herminio Coloma.

DPA raporton se presidenti Benino Aquino është takuar me kabinetin e ti për “të diskutuar programet e veprimit” për zonat e dëmtuara rënd.

Hayian kishte shkatërruar vendbanime të tëra pas erërave të furishme me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë.

Dëmet e shkaktuara nga tajfuni llogaritet të jenë së paku 294 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG