Ndërlidhjet

Rusi: Bjellorusia është pajtuar ta ekstradojë Baumgertner-in


Vladislav Baumgertner

Vladislav Baumgertner

Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë ka thënë se Bjellorusia është pajtuar të ekstradojë shefin ekzekutiv të komapnisë ruse Uralkali, i cili ishte arrestuar në Minsk, gjatë muajit gusht.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm thuhet se Vladislav Baumgertner do të arrestohet pas ekstradimit.

Nuk ka patur konfirmime zyrtare nga Minsku.

Baumgartner ishte arrestuar pas dështimit për themelimin e një ndërmarrje të përbashkët me një kompani shtetërore bjelloruse.

Autoritetet bjelloruse e kishin akuzuar atë për abuzim të detyrës zyrtare dhe e kishin vendosur në masën e arrestit shtëpiak në Minsk.
XS
SM
MD
LG