Ndërlidhjet

Rusi: Dënohen pesë anëtarë të Hizb ut-Tahrir


Pamje nga një protestë e Hizb ut-Tahrir

Pamje nga një protestë e Hizb ut-Tahrir

Pesë persona nga organizata e ndaluar islamike Hizb ut-Tahrir janë dënuar në qytetin rus të Çeljabinskut.

Shërbimi Federal i Sigurisë njoftoi se katër nga ta janë dënuar me nga 7 vjet heqje lirie, ndërsa i pesti me 6 vjet e gjysmë.

Të pesë personat janë shpallur fajtorë në akuzat për propagandim të esktremizmit dhe terrorizmit, rekrutim të të rinjëve në organizatën e ndaluar dhe përgatitje për rrëzimin e qeverisë.

Hizb ut-Tahrir është organizatë politike sunite, me bazë në Londër, e cila kërkon që t’i bashkojë të gjitha vendet myslimane në një kalifat islamik.

Gjykata Supreme e Rusisë e kishte ndaluar këtë organizatë në vitin 2003, dhe i cilëson pjesëtarët e saj “esktremistë”.
XS
SM
MD
LG