Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuk kalon ligji për Tymoshenkon


Poster me portretin e Tymoshenkos
Poster me portretin e Tymoshenkos
Parlamenti i Ukrainës ka dështuar të miratojë një ligj, i cili do t’i mundësonte ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, trajtim shëndetësor jashtë vendit.

Dështimi për të miratuar këtë ligj vë ne pikëpyetje nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme me Bashkimin Evropian.

BE-ja është treguar e qartë në kushtëzimin e saj për nënshkrimin e marrëveshjes me miratimin e këtij ligji dhe zgjidhjen e çështjes se Tymoshenkos.

Parlamenti hodhi poshtë një paketë prej gjashtë ligjesh të cilat kanë të bëjnë me rastet sikur ai i Tymoshenkos, kur kërkohet trajtimi jashtë vendi i ndonjë të burgosuri.

Opozita ukrainase e ka akuzuar presidentin Yanukovych se ka bërë përpjekje të qëllimshme për ta ndaluar ligjin.
XS
SM
MD
LG