Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestë pro deputetit opozitar


Akmatbek Keldibekov
Akmatbek Keldibekov
Rreth 200 protestues kanë bllokuar një autostradë në jug të Kirgizisë, në rajonin Osh, duke kërkuar lirimin e deputetit të opozitës Akmatbek Keldibekov.

Në Bishkek, kryqendrën kirgize, rreth 100 protestues të tjerë janë mbledhur para ndërtesës së parlamentit me të njejtën kërkesë.

Akmatbek Keldibekov, anëtar i partisë opozitare Ata-Jurt, kishte shërbyer si kryeparlamentar në vitit 2010-2011.

Ai ishte arrestuar të mërkuren pas dyshimeve për keqpërdorime me funksionet zyrtare që kishte pasur.

Në një video të publikuar para arrestimit, Keldibekov kishte thënë se ishte tërësisht i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Shumë deputetë janë takuar me protestuesit, dhe kanë thënë se prokurori i përgjithshëm do të japë një shpjegim në parlament rreth arrestimit të tij, gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG