Ndërlidhjet

Irak: Së paku 25 të vdekur nga shpërthimi një bombe


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 25 persona kanë vdekur dhe mëse 40 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një veture-bombë në verilindje të Bagdadit.

Shpërthimi ndodhi në Sadija, rreth 65 kilometra larg kryqytetit irakian, në provincën Diala.

Ky është i fundit, një seri sulmesh të tilla në një valë të re të dhunës në këtë vend.

Mëse njëmijë persona janë vrarë vetëm gjatë tetorit në raste të ndryshme të dhunës në Irak.
XS
SM
MD
LG