Ndërlidhjet

Moskë: Alarmi për bombë, ishte i rremë


Ilustrim
Ilustrim
Një alarm për bombë në një universitet në Moskë, ka rezultuar i rremë.

Policia kishte arritur në mjediset e Universitetit Shtetëror të Menaxhmentit, menjëherë pasi kishte marrë telefonatën, e cila kishte lajmëruar për një bombë të kurdisur brenda ndërtesës së universitetit.

Më shumë se pesë mijë studentë dhe profesorë ishin evakuuar, ndërsa policia kishte kërkuar për disa orë me radhë, por në ndërtesë nuk është gjetur bomba, për të cilën ishtë alarmuar.
XS
SM
MD
LG