Ndërlidhjet

Ashton dhe Zarif, “në fazë të detajuar të negociatave”


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton
Fuqitë botërore dhe Irani po zhvillojnë sot ditën e dytë të rrethit të ri të negociatave për programin bërthamor iranian.

Michael Mann, një zëdhënës i shefes për politikë të jashtme, Catherine Ashton ka thënë përmes Twitterit, se baronesha Ashton dhe kryesuesi i delegacionit iranian, Javad Zarif “kanë hyrë në një fazë shumë përmbajtësore dhe të detajuar të bisedimeve”.

Bisedimet që nisen dje nuk kanë sjellë ende ndonjë rezultat konkret.

Fuqitë botërore po synojnë ta bindin Iranin që të heqë dorë nga programi i saj bërthamor për një periudhë gjashtë mujore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj këtij shteti.
XS
SM
MD
LG