Ndërlidhjet

Mbyllet llogaria në Twitter e Karimovas


Pamja nga llogaria e Karimovas në Twitter
Pamja nga llogaria e Karimovas në Twitter
Llogaria në Twitter e të bijës së presidentit të Uzbekistanit, Gulnara Karimova, është defunksionalizuar.

Karimaova e ka dërguar “cicërimën” e saj të fundit gjatë ditës së djeshme, në të cilin kishte folur për arrestimin e disa anëtarëve të projektit të saj “Zërat e se Ardhmes”.

Karimova kishte lëshuar edhe një “cicërimë” tjetër, ku thoshte se ndodhej në një stacion policor në përpjekje për t’i liruar të arrestuarit.

Karimova e ka përdorur llogarinë e saj në Twitter edhe për të raportuar rreth mbylljes së njëpasnjëshme të disa prej mediave të cilat i menaxhonte ajo, dhe që kompania e saj mediale Terra Group po hetohej për korrupsion.

Karimova, shihej se pasardhëse e mundshme e babait të saj, 75 vjeçar, Islam Karimov.
XS
SM
MD
LG