Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të liruar më kusht nga radhët e Greenpeace


Nga një protestë në përkrahje të Greenpeace, Mosk^

Nga një protestë në përkrahje të Greenpeace, Mosk^

Në gjykatë në Shën Petersburg ka dërguar në pesë, numrin e të liruarve të sotëm me kusht, nga grupi ambientalist Greenpeace.

Aktivistët janë liruar në këmbim të pagesës së një shume prej 61 mijë e 300 dollarësh.

Deri më tash janë liruar 26 nga tridhjetë aktivistët e kapur në Arktik.

Ata u arrestuan nga autoritetet e Rusisië, pasi disa prej tyre kishin provuar të depërtonin në një platformë naftë të Gazpromit.

Fillimisht ata ishin akuzuar për pirateri, por këto akuza u hodhën poshtë.

Aktualisht, aktivistët përballen me akuzat për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG