Ndërlidhjet

India në pritje të ciklonit Helen


Ilustrim

Ilustrim

Një ciklon tropikal pritet të godasë zonat në jug të Indisë, më saktësisht në shtetin e Andhra Pradeshit, gjatë 24 orëve të radhshme.

Evakuuimet pritet të nisin së shpejti, citon agjencia DPA zyrtarë nga ky vend.

Cikloni Helen, parashihet të sjellë erëra të forta, me shpejtësi deri në 120 kilomtera në orë, si dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ciklonet janë të shpeshta në Gjirin e Bengalit dhe shkaktojnë dëme dhe vërshime të vazhdueshme në zonat në lindje të Indisë.
XS
SM
MD
LG