Ndërlidhjet

Ukraina pezullon planet për marrëveshjen me BE-në


Pamje nga Parlamenti i Ukrainës
Pamje nga Parlamenti i Ukrainës
Qeveria e Ukrainës ka thënë se ka pezulluar përgatitjet për të nënshkrush një marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Evropian, gjatë një samiti që mbahet më vonë gjatë këtij muaji.

Një dekret qeveritar ka vendosur që procesi të ndalet, në mënyrë që të bëhet një analizë e detajuar e asaj se si do ta ndikojë marrëveshja prodhimin industrial dhe tregëtinë me Rusinë.

Dekreti, po ashtu propozon themelimin e një grupi punues trepalësh mes Rusisë, BE-së dhe Ukrainës.

Ky qëndrim vjen vetëm pak orë pasi Parlamenti ukrainas dështoi të arrinte një marrëveshje për kalimin e një ligji që do t’i mundësonte trajtim shëndetësor jashtë vendit, ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko.

Lirimi i Tymoshenkos ishte kusht kyç i BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes.

Vendimi vjen në kohën kur Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fuele po përgatitej të udhëtonte për në Kiev, në mënyrë që ta shpëtonte marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG