Ndërlidhjet

Arabi Saudite: Arrestohen ata që dhanë “përqafime falas”


Ilustrim
Ilustrim
Policia fetare saudite ka arrestuar dy burra, pasi kishin ofruar “përqafime falas”, në një lagje të kryqendrës saudite, raporton AFP.

Arrestimi ndodhi pasi burrat kishin mbajtur një poster me shënimin “përqafime falas”, në rrugën Tahlia.

Fushata be “përqafimeve falas”, është një nismë për të ofruar ngrohtësi për njerëzit, sidomos në qytete të mëdha.

Nisma ka nxitur befasi dhe debate kontraverse në shoqërinë saudite.

Policia fetare, ose Komisioni për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e Veseve, është e ngarkuar për të siguruar bindje të plotë ndaj ligjeve strikte saudite.

Ky organ akuzohet shpesh për abuzim të mandatit të tij.
XS
SM
MD
LG