Ndërlidhjet

Bullgari: 11 milionë dollarë në vit për misionin në Afganistan


Flamuri bullgar

Flamuri bullgar

Bullgaria ka kërkuar më shumë se 11 milionë dollarë në vit, për të mbajtur rolin e saj në një mision të ri të NATO-s në Afganistan.

Kështu ka thënë Ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Angel Naydenov, raporton DPA.

Sofja zyrtare pritet të dërgojë rreth 110 trupa në një mision që nis në vitin 2015, si pjesë e trajnimit, udhëzimit dhe ndihmës për forcat afgane.

Detajet e misionit të ri dhe rolit të Bullgarisë në të, janë në planfikim e sipër, kanë thënë zyrtarë bullgarë.

Bullgaria ka aktualisht rreth 300 trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG