Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga priti sot zv.ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Yee biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, atë të integrimeve evropiane për rajonin e Ballkanit dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se prania e SHBA-së në procesin e dialogut, përkrah lehtësuesit të tij, në këtë rast BE-së, si dhe në të gjitha proceset e tjera për Kosovën është e domosdoshme.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, zotëri Hoyt Yee, ndërkaq vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë atë në proceset nëpër të cilat po kalon.

Yee vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në demokratizimin e mëtejmë dhe thellimin e reformave të saj të brendshme.
XS
SM
MD
LG