Ndërlidhjet

Obama: Do të respektojmë sovranitetin afgan


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dërguar një letër presidentit afgan, Hamid Karzai, duke u zotuar se Uashingtoni do të respektojë sovranitetin e vendit të tij.

Letra vjen në ditën kur në Afganistan ka nisur takimi i madh i fieseve, për të diskutuar paktin e sigurisë me SHBA-në, pas tërheqjes së forcave të huaja, në fund të vitit 2014.

Obama është zotuar se forcat amerikane nuk do të hyjnë në shtëpitë afgane, përveç në “rrethana të jashtëzakonshme” – një pikë kyçe kjo e debatit.

Karzai u ka bërë thirrje 2,000 udhëheqësve fisnorë që të mbështesin marrëveshjen, e cila parasheh mbetjen e 15,000 trupave të huaj pas 2014-ës.

Por, ai ka thënë se ajo nuk do të nënshkruhet deri pas zgjedhjeve vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG