Ndërlidhjet

Lirohen tri gra pas 30 vjetësh të mbajtura peng


Ilustrim
Ilustrim
Policia britanike ka shpëtuar të enjten tri gra, që besohet se janë mbajtur si skllave në një shtëpi në Londër për së paku 30 vjet.

Policia bën të ditur se viktimat janë një shtetase nga Malajzia, 69 vjeçe, një nga Irlanda, 57 vjeçe, dhe një nga Britania, 30 vjeçe.

Gratë janë përshkruar si “tejet të traumatizuara”.

Agjentët e policisë kanë arrestuar një burrë dhe një grua, të dy nga 67 vjeç, në shtëpinë e tyre në Londër.

Policia ka intervenuar pasi është kontaktuar muajin e kaluar nga një organizatë, e cila është thirrur nga një grua, duke i thënë se po mbahet në një shtëpi në Londër, për më shumë se 30 vjet, kundër vullnetit të saj.

Policia ka nisur hetime të gjera të rastit.
XS
SM
MD
LG