Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja me Iranin, “e pamundur” sonte


Takimi në Gjenevë

Takimi në Gjenevë

Në Gjenevë po vazhdon ende dita e dytë e bisedimeve midis Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Një negociator i lartë iranian ka hedhur poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të menjëhershme.

Kryenegociatorja e fuqive botërore, Catherine Ashton, ka mbajtur takime të gjata me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të cilat nga të dyja palët janë përshkruar si “thelbësore dhe të detajuara”.

Megjithatë, zëvendesi i Zarifit, Abbas Araqchi, u ka thënë mediave iraniane se është e pamundur që negociatat të arrijnë sonte te një rezultat.

Bisedimet pritet të përfundojnë të premten.
XS
SM
MD
LG