Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Të respektohen liritë fetare në Lindjen e Mesme


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka bërë thirrje për respektimin e lirive fetare në Lindjen e Mesme, derisa ka mirëpritur në Vatikan klerikë të lartë nga Siria, Iraku, Libani dhe Egjipti.

“Kushtet e jetës së të krishterëve, të cilët në shumë pjesë të Lindjes së Mesme vujanë sidomos nga pasojat e tensioneve dhe konflikteve të vazhdueshme, janë burim i shqetësimit të madh”, ka thënë Papa, raporton DPA.

Kreu i Kishës Katolike dhe klerikët kanë diskutuar për rreziqet, me të cilat përballet komuniteti i krishterë në rajon.

“Sot, së bashku me pastorët e Kishave të Lindjes, ne bëjmë një apel: e drejta e të gjithve për një jetë më të mirë dhe për praktikim më të lirë të fesë, duhet të respektohet”, ka thënë Papa Françesku.
XS
SM
MD
LG