Ndërlidhjet

Sllovenia u kompenson borxhin “qytetarëve të fshirë”


Ilustrim
Ilustrim
Sllovenia ka miratuar ligjin për të kompensuar mijëra qytetarë të ish-Jugosllavisë, të cilët janë fshirë nga regjistri civil pas pavarësisë më 1991 dhe kanë mbetur pa sigurim social apo status juridik.

Ligji, i miratuar me 46 vota për të parlamentit 90 vendesh, pason vendimin e vitit të kaluar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ka urdhëruar Slloveninë t’iu paguajë dëmet të gjithë “qytetarëve të fshirë”.

Sipas ligjit të ri, secili person “i fshirë” do të marrë 50 eruo për secilin muaj që është privuar nga shtetësia e tij, raporton AFP.

Rreth 25,000 qytetarë jugosllavë, të cilët kanë qenë duke jetuar në Slloveni kur ky vend ka shpallur pavarësinë në vitin 1991, janë hequr nga regjistri civil pa u informuar.
XS
SM
MD
LG