Ndërlidhjet

Bie çatia e supermarketit, vdesin së paku 6 persona


Ilustrim
Ilustrim
Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ngujuar, pas rrëzimit të çatisë së një supermarketi në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Zyrtarë të shpëtimit kanë thënë se rreth 35 persona janë plagosur në incidentin e së enjtes mbrëma dhe se njëri nga të vdekurit është punëtor shpëtimi.

Zëvendëskryetari i qytetit, Andris Ameriks, ka thënë se rreth 50 persona janë të ngujuar në dyqan.

Ndërtesa është ndërtuar në vitin 2011, por ka qenë duke u rinovuar.

Shkaku i kolapsit nuk dihet ende.
XS
SM
MD
LG