Ndërlidhjet

SHBA shënon 50-vjetorin e vrasjes së Kennedyt


Presidenti John F. Kennedy - viti 1963
Presidenti John F. Kennedy - viti 1963
Flamujt në ndërtesat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të ulen sot në gjysmështizë, për të shënuar 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan, John F.Kennedy.

Presidenti Barack Obama ka shpallur të enjten ditë kombëtare të kujtimit, duke thënë se përvjetori është dita për të nderuar Kennedyn dhe emrin e përjetshëm të tij në historinë amerikane.

Kennedy është qëlluar për vdekje në qytetin Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963.

Një komision qeveritar ka konstatuar se Lee Harvey Oswald ka vrarë presidentin dhe se ai ka vepruar i vetëm.

Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se Kennedy ka qenë viktimë e një konspiracioni të fshehur.

Në këtë përvjetor, Obama do të takohet me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, i cili është themeluar nga Kennedy.
XS
SM
MD
LG