Ndërlidhjet

Riga: 17 të vdekur nga rënia e çatisë së supermarketit


Riga, Letoni

Riga, Letoni

Zyrtarët në Riga të Letonisë thonë se së paku 17 persona kanë humbur jetën, nga rënia e çatisë së një supermarketi.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, ndërsa zyrtarët i bëjnë thirrje publikut që të dhurojë gjak.

Në mesin e të vdekurve janë edhe tre zjarrfikës.

Në incidentin e së enjtes mbrëma janë plagosur edhe 36 persona.

Shkaku i kolapsit është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG