Ndërlidhjet

Hyjnë në ditën e tretë bisedimet për Iranin


Gjenevë
Gjenevë
Bisedimet në Gjenevë midis Iranit dhe fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, hyjnë sot në ditën e tretë.

Takimi i sotëm është i fundit në këtë rreth bisedimesh, i treti me radhë prejse presidenti iranian, Hassan Rohani, është zgjedhur në muajin qershor.

Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë duke i bërë presion Iranit që të ngrijë programin bërthamor, për të cilin dyshojnë se ka qëllim krijimin e armës atomike.

Në këmbim, këto shtete ofrojnë lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se disa çështje të vështira mbeten ende të pazgjidhura dhe se bisedimet e sotme “do të jenë të rëndësishme”.
XS
SM
MD
LG