Ndërlidhjet

Moldavia mbetet e vendosur për afrim me BE-në


Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca.
Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca.
Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca, ka thënë se vendi i tij respekton vendimin e Ukrainës për të pezulluar përgatitjet e saj për nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian, porse vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë rrugën evropiane.

“Marrëdhëniet tona me Ukrainën mbeten të afërta”, ka thënë Leanca.

Moldavia pret të iniciojë një marrëveshje asociimi me BE-në në Samitin e Partneritetit Lindor që do të mbahet javën e ardhdhme në Vilnius.

Moska u ka bërë presion Ukrainës dhe Moldavisë që në vend të BE-së, t’i bashkohen Unionit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Ish-kryeministri moldav, Vladimir Voronin, kryetar i Partisë Komuniste, ka thënë të enjten se vendi duhet të ndjekë Ukrainën dhe të pezullojë bisedimet me BE-në.
XS
SM
MD
LG